SPORT

Lehtësohen masat e vendosura nga Britania për klubin e Chelsea-s

Lehtësohen masat e vendosura nga Britania për klubin e Chelsea-s
Pas sanksionimit të Roman Abramovich, qeveria britanike ka lehtësuar masat e vendosura për klubin e Chelseas, duke i lejuar të shesin bileta për ndeshjet jashtë dhe për tifozët vizitorë.

Sipas the Guardian, tifozët e Chelseat nuk do të mund të blejnë bileta në shtëpi për të parë ekipin e meshkujve.

Klubi nuk do të marrë asnjë nga paratë e bëra nga këto shitje. Në vend të kësaj, të ardhurat do të shkojnë bamirësi në Ukrainë.

Premier League tha se kjo kërkesë ka ardhur nga vet ekipi.

“Chelsea FC ka kërkuar dhe Premier League ra dakord që këto të ardhura të dhurohen për bamirësi për të përfituar viktimat e luftës në Ukrainë"