SPORT

Leipzig fiton me goleadë në transfertën ndaj Mainzit

Leipzig fiton me goleadë në transfertën ndaj Mainzit
Pas një barazimi aksidental një javë më parë ndaj Freiburg, Leipzig u rikthye te fitorja dhe e bëri këtë me rezultatin e thellë 0-5 në ndeshjen në transfertë përballë modestëve të Mainz.

Sulmuesi gjerman Timo Werner ishte protagonist i padiskutueshëm i “demave” në këtë triumph, pasi arriti të dërgojë topin në rrjetë plot tre herë dhe të shkojë në kuotën e 24 golave sezonalë, vetëm 3 më pak se kryegolshënuesi i kampionatit ,Robert Lewandowski.

Werner zhblloki sfidën që në minutën e 11’, ndërsa Poulsen dhe Sabitzer shënuan gjithashtu në portën e Mainz, duke vulosur suksesin e Leipzig që në 45-minutëshin e parë të takimit. Mëgjithatë Werner nuk kishte ndërmend të ndalej, pasi në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë të tjera, gola këta që i vlejnë më shumë për statistikat personale.

Me këtë triumf, Leipzig u ngjit në vendin e tretë me 54 pikë, 7 më pak se Bayerni i Mynihut që kryeson renditjen, por pavarësisht kësaj nuk ka ende asgjë të sigurt sa i përket një vendi në zonën Champions, ku po duelon me Leverkusen dhe M’gladbach.