SPORT

Lewandowski bën dopietë, Bayerni kalon në finalen e Botërorit për Klube

Lewandowski bën dopietë, Bayerni kalon në finalen e

Robert Lewandowski është heroi i padiskutueshëm i Bayernit të Mynihut edhe në Botërorin e Klubeve që po zhvillohet në Katar, pasi me dy golat e tij u ka siguruar bavarezëve kalimin në finale, ku do të përballen me meksikanët e Tigres.

Skuadra gjermane, që merr pjesë në këtë kompeticion me cilësinë e kampiones së Europës, mposhti pa shumë vështirësi në gjysmëfinale skuadrën egjiptiane të Al Ahly-t me rezultatin e pastër 0-2.

Bomberi polak zhbllokoi sfidën në minutën e 17, pasi një pasimi të marrë nga kolegu në repartin e avancuar, Serge Gnabry, ndërsa më pas ishte sërish Lewandowski që vulosi kualifikimin në minutën e 86’, me një tjetër gol të shënuar, këtë herë pas një pasimi të Sane.

Tashmë bavarezët do të luajnë në finalet e 11 shkurtit përballë meksikanëve të Tigres, ku janë sërish favoritë për të triumfuar dhe për të ngritur lart Kupën e Botës për Klube.