SPORT

Liga lë gjithçka pezull, e enjtja dita vendimtare për fillimin e kampionatit

Liga lë gjithçka pezull, e enjtja dita vendimtare për fillimin

Mbledhja e fundit e Ligës Profesioniste të Futbollit Shqiptar nuk vendos asgjë përsa i përket filllimit të kampionatit apo fundit të bojkotit, lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i Ligës Profesioniste Edvin Libohova vetëm disa minuta pas përfundimit të mbledhjes në zyrat e stadiumit të ri Air Albania. Libohova theksoi se për zgjidhjen e ngërçit që zgjat prej 2 muajsh i është dhënë kohë qeverisë deri ditën e enjte për një përgjigje lidhur me 4 kërkesat dhe plotësimin e tyre, ndërsa ditën e premte do të ketë një tjetër mbledhje të Ligës për marrjen e një vendimi përfundimtar.

“Ne do të presim deri ditën e enjte nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për bojkotin. Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtar.Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhte Liga ditën e premte dhe më pas do vendsim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, takimi ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon kampionatin. Nuk është diskutuar asnjë propozim tjetër për kampionatin”, u shpreh Libohova.