SPORT

Lionel Messi dhuron 1 milion euro për spitalet në Barcelonë

Lionel Messi dhuron 1 milion euro për spitalet në Barcelonë
Lionel Messi i është bashkuar shumë protagonistëve në botën e sportit duke dhuruar para për të luftuar koronavirusin.

Siç raportojnë mediat në Spanjë, Leo do të dhurojë një milion euro.

Dhurimi i Messit do të ndahet mes dy qendrave mjekësore, një pjesë për Klinikën Spitalore në Barcelonë, dhe pjesa tjetër për vendlindjen e tij në Rosario.

Po ashtu një milion euro kanë dhuruar Pep Guardiola dhe Robert Lewandowski.