SPORT

Lionel Messi firmos marrëveshjen me Inter Miami deri në fund të vitit 2025

Lionel Messi firmos marrëveshjen me Inter Miami deri në fund të

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi ka nënshkruar me skuadrën amerikane Inter Miami, një marrëveshje që zgjat deri në fund të vitit 2025.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, 36 vjeç, u largua nga kampioni francez Paris St-Germain në fund të sezonit 2022-23.

“Jam shumë i emocionuar për këtë hap tjetër në karrierën time me Inter Miami dhe në Shtetet e Bashkuara”, tha Messi, i cili udhëhoqi vendin e tij teksa fitoi Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar.

Bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham tha se nënshkrimi ishte një “ëndërr e realizuar”.

“10 vjet më parë, kur nisa udhëtimin tim për të ndërtuar një ekip të ri në Miami, thashë se ëndërroja të sillja lojtarët më të mëdhenj në këtë qytet të mahnitshëm. Sot ajo ëndërr u realizua. Nuk mund të jem më krenar që një lojtar i kalibrit të Leos po i bashkohet klubit tonë, por jam gjithashtu i kënaqur të mirëpres një mik të mirë, një person të mrekullueshëm dhe familjen e tij të bukur për t'iu bashkuar komunitetit tonë të Inter Miami,” u shpreh Beckham.


Messi, i cili nuk ka luajtur më parë për ndonjë klub jashtë Europës, shtoi: “Kjo është një mundësi fantastike dhe së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë këtë projekt të bukur.

Messi shënoi 32 gola në 75 ndeshje për PSG dhe e mbylli sezonin e kaluar me 16 gola dhe 16 asist në Ligue 1. Ai iu bashkua skuadrës franceze në vitin 2021, pasi kaloi 21 vite me Barcelonën. Messi është golashënuesi rekord i Barçës me 672 gola dhe ka fituar 10 tituj të La Ligas, katër Liga të Kampionëve dhe shtatë Kupa të Spanjës.