SPORT

Liverpoolit i mjaftojnë vetëm dy fitore, në Angli duan të braktisin sezonin

Liverpoolit i mjaftojnë vetëm dy fitore, në Angli duan të
Një numër në rritje i klubeve të Premier League-s duan të braktisin kampionatin aktual, pavarësisht se javën e kaluar ranë dakord për të zgjatur sezonin për një kohë të pacaktuar. I gjithë futbolli në Angli është pezulluar deri më 30 prill për shkak të shpërthimit të koronavirusit, çka ka sjellë një ndalesë të plotë në botën e sportit.

Tani, shumë klube angleze, sipas “The Athletic”, mendojnë se “nuk ka më vend për sport për momentin”.Liverpoolit i duhen vetëm dy fitore të tjera për të konfirmuar titullin e tyre të parë në Premier League që nga viti 1990, teska kryeson renditje me 25 pikë më shumë se Manchester City.

Plani për të anuluar sezonin, që do të vihej në jetë me mbështetjen e 14 nga 20 klubet e Premier League-s, do t’u jepte një goditje të rëndë shpresave të “The Reds” për t’i dhënë fund thatësirës së tyre 30-vjeçare.