SPORT

Lojërat Olimpike/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj renditet i pari në baterinë e tij në dygarësh

Lojërat Olimpike/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj renditet i pari

Ka përfunduar garimi për peshëngritësin që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokjos, Erkand Qerimaj, i cili ka marrë pjesë në disiplinën e dygarëshit për peshën trupore 81 kg.

Qerimaj është renditur i pari në baterinë B, ku kanë garuar katër peshëngritës, ndërkohë që për të mësuar renditjen e tij finale do të na duhet të presim edhe përfundimin e garës në baterinë A.

Qerimaj arriti të realizonte tre prova të suksesshme në stilin e shkëputjes ku kapi peshën 157 kg, ndërkohë që në shtyrje Qerimaj ka realizuar vetëm një tentativë në peshën 181 kg, duke e mbyllur garën me 338 kg në total.

Në një koment të tijin pas garës në rrjetet sociale, sportisti është shprehur se ka realizuar një rezultat “luanësh të denjë për lartësinë e shqiponjave”.

“Gara ime ne kategorine-81kg ne “Tokyo 2020” u permbyll me nje rezultat 338 kg ne total, duke shenuar vendin e pare ne Baterine B. Nje peshe me total 8 kg me të larte se rezultati i dhene ne stervitje.

Shkeputja mori rezultatin me te mire nga une e shtytja gjithashtu ishte beteje ku dhashe gjithcka ne keto rrethana. Tani do te presim rezultatet e baterise A per te mesuar renditjen perfundimtare ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”.

Faleminderit shume të gjitheve per perkrahjen dhe qe keni vene oren per zgjim ne 05:00 të mengjesit per Shqiperine. Nese ne kete gare kam garuar me shpirt luani, jam i nderuar të kemi realizuar nje rezultat luanesh per rezultat te denje lartesie shqiponjash”- ka shkruar Qerimaj.

Tiranapost.al