SPORT

Lojtarët dhe tifozët iranianë refuzojnë të këndojnë himnin kombëtar

Lojtarët dhe tifozët iranianë refuzojnë të

Futbollistët e kombëtares iraniane kanë bërë sot në ndeshjen debutuese në kampionatin botëror të Katarit një gjest mjaft të guximshëm kundër qeverisë së vendit të tyre.

Në ndeshjen me Anglinë ata refuzuan të këndonin himnin kombëtar të vendit të tyre, ndërsa disa tifozë në tribunë kënduan himnin persian.

Lojtarët dhe tifozët iranianë refuzojnë të

Një shfaqje edhe më e fortë e solidariteti u zhvillua nga tifozët iranianë të cilët shpalosën në stadium një pankartë ku shkruhej: “Gruaja, Jeta, Liria”, e cila vjen në mbështetje të protestave kundër shkeljes së të drejtave të grave në Iran.

Lojtarët dhe tifozët iranianë refuzojnë të

Të gjitha këto kanë bërë që televizioni kombëtar iranian të ndërpriste për disa çaste transmetimin e drejtpërdrejtë të sfidës në fjalë, e cila përfundoi 2-6, por penalizimin më të madh duket se skuadra iraniane nuk do të ketë rezultatin.