SPORT

Lojtarët e prekur nga Covid vështirësojnë përzgjedhjen e formacionit për ndeshjen Shqipëri-Poloni

Lojtarët e prekur nga Covid vështirësojnë përzgjedhjen

Numri i të prekurve me Covid në këtë grumbullim shkon në katër.

Qysh në fillim të grumbullimit, me Covid-19 rezultoi mbrojtësi Hoxhallari dhe fizioterapisti Voci. Mbrëmë doli pozitiv Sokol Cikalleshi, ndërsa sot, simptomat e para, në pritje të testit konfirmues përkatës, tamponit, i ka dhënë edhe Klaus Gjasula.

Pra, edhe mesfushori është izoluar, sipas rregulloreve përkatëse mjekësore, ndaj nuk mund të luajë sonte ndaj Polonisë. Një situatë vërtet kritike, edhe për trajnerin Edy Reja, që duhet të bëjë një formacion pa tre lojtarët me shumë ndikim në këtë sfidë vendimtare për “Katar 2022”: Gjimshitin, Cikalleshin dhe Gjasulën.