SPORT

Lufta në Izrael shtyn sfidën me Kosovën

Lufta në Izrael shtyn sfidën me Kosovën

Ndeshja e 15 tetorit mes Kosovës dhe Izraelit nuk do të luhet në këtë datë.

UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se sfida është shtyrë dhe do të luhet në një datë tjetër.

Kosovë-Izrael pritej të luhej të dielën, ndeshje e vlefshme për Grupin I, por për shkak të luftimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve, siguria e ndeshjes është parë me rrezik.

Fillimisht u shty ndeshja mes Izraelit dhe Zvicrës , ndërsa sot edhe përballja me Kosovën.

Kos1
Kos1

“Ndeshja kualifikuese e EURO 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për 15 tetor është shtyrë. Një datë e re për ndeshjen do të venoset në kohën e duhur”.