SPORT

Luhet raundi i 3-të i ndeshjeve në grupe, Milani pret Lille, 3 skuadrat angleze në fushë për fitore

Luhet raundi i 3-të i ndeshjeve në grupe, Milani pret Lille, 3

Javët kalojnë shpejt dhe në Europa League këtë të enjte luhet raundi i 3-të i ndeshjeve në grupe. Tashmë është koha edhe për llogari edhe pse një pjesë e skuadrave të mëdha do të kërkojnë të mbyllin sa më shpejt çështjen e kualifikimit. Në orën 18:55 do të zbresë në fushë Tottenhami i Jose Mourinhos që do të sfidojë në transfertën bullgare Ludogorets. Pas humbjes ndaj belgëve të Antwerp, Tottenham duhet të reagojë sa më shpejt në grupin J, aty ku çështja e kualifikimit është ndërlikuar. Ludogorets në fakt është skuadra më e dobët e grupit teksa në dy ndeshjet e para nuk ka marrë asnjë pikë. Po në orën 18:55 në Supersport do të zbresë në fushë edhe Roma që pas barazimit në shtëpi ndaj CSKA së Sofjes do të synojë me çdo kusht të kthehet te fitorja në sfidën shtëpiake ndaj rumunëve të Cluj.

Me një triumf në këtë sfidë verdhekuqtë do të ngjiteshin në kuotën e 7 pikëve, në kuotën e 7 pikëve në grupin A, duke lënë pas pikërisht rumunët që për momentin po 4 pikë sa edhe Roma. Një tjetër sfidë në ekranin e Supersport në orën 18:55 është edhe ajo mes Rijekas dhe Napolin me të kaltrit që do të kërkojnë fitoren e 2-të rresht në grup për konsoliduar pozitat përsa i përket kualifikimit. Në mbrëmje në orën 21:00 do të jetë radha e Milanit që në San Siro sfidon francezët e Lillë të cilët në Francë pozicionohen në vendin e 2-të të kampionatit pas Paris Saint Germain. Milan-Lille do të kenë mundësi ta ndjekin Falas edhe të gjithë abonentët e paketës familjare.

Kuqezinjtë po kalojnë një moment të artë teksa kanë 23 ndeshje pa humbje dhe do të kërkojnë ta zgjasin akoma më tepër këtë ecuri pozitive. Me një sukses ndaj Lille, Milani do të shkonte në kuotën e 9 pikëve në grupin H dhe do të hidhte një hap të sigurt drejt kualifikimit. Në ekranin e Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe dy sfidat e dy skuadrave të tjera angleze me Arsenalin që pret në Londër Molden ndërsa Leicester pret në King Power Stadium portugezët e Bragës.