SPORT

Luis Enrique shkarkohet si trajner i Spanjës

Luis Enrique shkarkohet si trajner i Spanjës

Luis Enrique, pas daljes së Spanjës në fazën e e 1/8-ve në botërorin e Katarit, nuk do të jetë më trajner i ekipit.

Njoftimi zyrtar është bërë nga RFEF, Federata Spanjolle e Futbollit. Përmes një postimi në Twitter falënderojnë trajnerin spanjoll dhe bashkëpunëtorët e tij.

Enrique prej nëntorit të 2018 ka qenë në krye të ekipit spanjoll, teksa më herët ka qenë trajner te Roma, Celta Vigo dhe Barcelona.