SPORT

Luis Rubiales jep dorëheqjen si president i Federatës Spanjolle të Futbollit


Luis Rubiales jep dorëheqjen si president i Federatës Spanjolle
Luis Rubiales dha dorëheqjen nga posti i tij si president i federatës spanjolle të futbollit pas disa javësh kritikash të ashpra për puthjen në buzë pa miratimin e atletes, Jennifer Hermoso.

Në letrën e dorëheqjes, Rubiales u zotua të pastrojë emrin e tij kundër asaj që ai e quajti "persekutim i tepruar".

“Kam besim te e vërteta dhe do të bëj gjithçka që do të jetë në duart e mia që ajo të dalë në shesh”, shkroi ai. “Vajzat e mia, familja ime dhe njerëzit që më duan kanë vuajtur pasojat e një persekutimi të tepruar, si dhe shumë gënjeshtra, por është gjithashtu e vërtetë që në rrugë, çdo ditë e më shumë, e vërteta po imponohet.”