SPORT

Luiza Gega: I tregova Europës, edhe pse një vend i vogël, ne mund t’ia dalim

Luiza Gega: I tregova Europës, edhe pse një vend i vogël, ne mund

Kampionia shqiptare e Europës në garën me pengesa 3000 metra, Luiza Gega ka mbërritur në Rinas, ku është pritur me një ceremoni të organizuar në nder të saj.

Gjatë fjalës së saj Luiza është shprehur se me punë dhe nëse e doni vendin tuaj mund të arrihet çdo gjë.

‘Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim sa më shumë denjësisht dhe jam shumë krenare. Më në fund i tregova edhe Europës që edhe në mund t’ja dalim. Nëse punon fort dhe nëse e do këtë vend mund t’ja dalësh. Gjërat kanë ndryshuar vitet e fundit për sportit. Më kanë dhënë një shtysë më të madhe për të gjithë mbështetjen. Kam bërë të gjitha këto që të vijë kjo medalje. Jam shumë e lumtur që ja dola. Dhe të rinjtë shqiptar mund t’ja dalin dhe kushdo që e do të këtë vend. Vetëm nuk do t’ja kisha dalë nëse nuk do të kisha edhe mbështetjen e trajnerit.’u shpreh Luiza Gega.


Ditën e nesërme do të zhvillohet ceremonia zyrtare, ku do të jetë i pranishëm edhe Edi Rama.