SPORT

Luiza Gega kap normën edhe në botërorin e Diamond League

Luiza Gega kap normën edhe në botërorin e Diamond League

Luiza Gega kap normën e Botërorit të 2023-it, në garën e radhës të “Diamond League”.

Kampionia në fuqi e Europës, në Bruksel shënoi kohën 9.14.41, duke qenë mes atleteve më të mira të botës.

Norma e Botërorit dhe Olimpiadës është 9.23.00, ndërkohë që Luiza është shumë poshtë kësaj kohe dhe pretendon të ulë edhe më shumë rezultatin e saj personal.

Vetëm pak ditë më parë, Gega nderoi Shqipërinë me paraqitjen fantastike në kampionatin Evropian që u zhvillua në Mynih.