SPORT

Luiza Gega pas kualifikimit në finale: Kjo do të thotë shumë për mua, e doja këtë kujtim

Luiza Gega pas kualifikimit në finale: Kjo do të thotë shumë

Luiza Gega është e para sportiste që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike që arrin kualifikimin në finalen e atletikës, duke shënuar një moment historik për sportin në vend.

Pas kualifikimit historik, që ishte dhe objektivi kryesor i Gegës, atletja ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shprehet shumë e lumtur për këtë arritje dhe uron të ketë “këmbën e mbarë” për sportistët e tjerë shqiptarë në të ardhmen.

Postimi i plotë i Gegës:

Thjesht një vajzë në finale të LOJËRAVE OLIMPIKE Tokyo2020. Dhe ku, për herë të parë sporti i atletikës shqiptare shkon në një finale olimpike. Uroj shumë ta kem këmbën e mbarë!

Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ia dola. Jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizon atë që do, çdo lodhje ia vlen dhe emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë.

Faleminderit pa masë të gjithëve, për urimet që më keni dërguar. Dhe faleminderit nga zemra të gjithëve atyre që më mbështetën në rrugëtimin tim dhe besuan tek unë!

Tiranapost.al