SPORT

Luiza Gega kampione e Europës

Luiza Gega kampione e Europës

Luiza Gega ka bërë sërish histori. Atletja shiqptare ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih. Ajo u shpall kampione e Europës në 3,000 metra me pengesa.

Luiza Gega kampione e Europës

Gega e ndali kronometrin në kohën 9 minuta, 11 sekonda dhe 13 të qindat, duke vendosur rekord europian të përmirësuar me gati 6 sekonda.