SPORT

Lukaku rikthim ëndrrash tek Chelsea! Blutë e Londrës triumfojnë në derbin me Arsenal

Lukaku rikthim ëndrrash tek Chelsea! Blutë e Londrës

Rikthim ëndrrash ka qenë ai i Romelu Lukakut në Chelsea, teksa i janë dashur vetëm 14 minuta lojë që të shënojë në portën e rivalëve londinezë, Arsenalit. 28-vjeçari ka përdorur fizikalitetin e tij për të tejkaluar mbrojtjen dhe për të shënuar.

Rezultatin final 0-2 e ka shënuar James në minutën e ’35 për të futur Arsenalin dhe trajnerin Michel Arteta në një krizë të thellë, pas dy ndeshjesh me asnjë pikë.

Chelsea kryeson tabelën e Premier League, teksa Manchester United që mposhti me rezultatin 5-1 Leeds United javën e kaluar, është ndalur në barazim 1-1 nga Southampton.

Kampionët e Europës tanimë shihen si favoritë nga kompanitë e basteve për të fituar Premier League për këtë sezon, ndonëse është ende herët për të vendosur fatin e kompeticionit.

Tiranapost.al