SPORT

Maldini qëndron te Milani, takim me Gazidis për programimin e sezonit të ri

Maldini qëndron te Milani, takim me Gazidis për programimin e sezonit
Marrëveshja e munguar me Ralf Rangnick dhe konfirmimi i Stefano Piolit në stolin e Milanin rrjedhimisht pritet të pasohen nga konfirmimi i Paolo Maldinit. Drejtori teknik i “Djallit” gjatë së hënës është takuar me administratorin Gazidis, për të programuar të ardhmen dhe jo vetëm.

Sipas Sky Sport, në shtëpinë e Milanit ka optimzëm për vazhdimin e kontratës me një ikonë si Maldini (ka kontratë deri në vitin 2020), i cili mbetet në qendër të projektit kuqezi.

52-vjeçari do të vashdojë të punojë për merkaton dhe programin e sezonit të ri futbollistik. Qetësia në ambientin kuqezi erdhi pas një ecurie të jazhtëzakonshme të rezultateve pas pauzës për shkak të pandemisë, që u reflektua me kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm.