Manchester do të gjobisë Ronaldon me 1 milion paund për intervistën që dha tek Piers Morgan
Cristiano Ronaldo do të gjobitet me të paktën 1 milion paund për intervistën qe dha me Piers Morgan, në të cilën sulmoi Erik ten Hag, bordin e Manchester United dhe standardet e klubit.
Intervista shpërthyese e 37-vjeçarit erdhi vetëm disa orë pas fitores 2-1 të Manchester-it kundër Fulham në Craven Cottage.
Ronaldo nuk pati një eksperiencë të mirë me Manchester. U gjobit me dy paga në tetor kur refuzoi të hynte si zëvendësues kundër Tottenhamit.
Skuadra pritet të bëjë të njëjtën gjë këtë here. Ronaldo do të përballet me një tjetër gjobë prej rreth 1 milion paund.
Klubi ka refuzuar të komentojë intervistën e Ronaldos.
Ronaldo ka të ngjarë të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin dhe ai mund të largohet para afatit të kontratës, në janar.