SPORT

Mandzukic kalon testet mjekësore, firma të martën

Mandzukic kalon testet mjekësore, firma të martën

Është dita e Mario Mandzukicit në Milano. Natën e kaluar kroati zbarkoi në aeroportin Linate me një fluturim privat, ndërsa gjatë paradites së sotme nisi procedurat për ekzaminimet mjekësore.

Sulmuesi, i cili ka qenë për vite me radhë flamuri i Juventusit të drejtuar nga Allegri, mbërriti pak para orës 9 të mëngjesit në klinikën “La Madonnina” për të kryer ekzaminimet mjekësore, të cilat përfunduan rreth orës 13:15 pasdite, pasuar nga testi i përshtatshmërisë sportive në klinikën Ambrosiana.

34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë gjashtëmujore të martën për 1.8 milionë euro neto, me një opsion rinovimi automatik në rast të kualifikimit të “Djallit” në Champions League. Ai do të ketë rolin e alternativës së Ibrahimoviçit, por duke ditur cilësitë e kroatit nuk është çudi që ai do të luftojë fort për të marrë rolin e titullarit.