SPORT

Manuel Neuer: Vuaj nga kanceri i lëkurës dhe jam operuar 3 herë

Manuel Neuer: Vuaj nga kanceri i lëkurës dhe jam operuar 3 herë

Manuel Neuer, portieri legjendar i Bayernit ka treguar se vuan nga kanceri i lëkurës dhe deri tani ka kryer tre operacione.

Legjenda gjermane, 36 vjeç, aktualisht po përballet me një garë me kohën për t'u përgatitur për Kupën e Botës.

Manuel Neuer: Vuaj nga kanceri i lëkurës dhe jam operuar 3 herë

Neuer konsiderohet si një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, pasi ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014. Për Bayernin, ka fituar Bundesligën çdo sezon për 10 vitet e fundit, ndërsa gjithashtu ka fituar edhe Champions League dy herë.

Me 113 paraqitje për Gjermaninë në emër të tij, Kupa e Botës e këtij viti në Katar mund të jetë dalja e tij e fundit.