SPORT

Marcus Thuram kërkohet nga Juventus

Marcus Thuram kërkohet nga Juventus
Emri më i ri në listën e objektivave të merkatos së verës të Juventus është Marcus Thuram. Francezi, i cili luan sezonin e tij të parë në Bundesligë ka shkëlqyer me fanellën e Borussia Monchengladbach duke shënuar 10 gola në 29 sfida. 22-vjeçari u ble për 9 milionë euro një vit më parë nga Guingamp, ndërsa tashmë kartoni i tij vlen të paktën dyfish. Sipas mediave italiane, Marcus mund të ndjekë hapat e babait të tij Lilian Thuram, duke veshur fanellën e Juventusit. Klubi nga Torino ka gati ofertën e parë për të bindur Gladbach dhe ofron 20 milionë euro.