SPORT

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Japonisë

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Japonisë

Max Verstappen ka fituar Çmimin e Madh të Japonisë, duke marrë zyrtarisht titullin e dytë botëror në Formula 1 dhe duke u shpallur zyrtarisht kampion bote.

Piloti holandez i Red Bull, triumfoi në një garë të mbushur me emocione, që filloi dy orë me vonesë për shkak të motit të keq.

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Japonisë

25-vjeçari u rendit në vendin e parë në “Suzuka Circuit”, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Sergio Perez. Në pod u ngjit edhe Charles Leclerc i Ferrarit, ndërsa Leës Hamilton dhe Mercedesi i tij e mbyllën garën në vendin e pestë.

Më suksesin e sotëm, Verstappen ka siguruar titullin e dytë radhazi në karrierë, në një sezon ku pati fare pak rivalitet dhe fitoi garën e 12-të nga 18 të zhvilluara deri tani.