SPORT

Mbyllet 2 me 1 ndeshja Itali - Shqipëri

Mbyllet 2 me 1 ndeshja Itali - Shqipëri

Ndeshja e parë e kombëtares shqiptare ka përfunduar në Gjermani. Me shifrat 2 me 1 për Italinë, kombëtarja shqiptare arriti që të bëj një gol. Fillimisht ka qenë Nedim Bajrami, ai që ka realizuar dhe golin e parë të ndeshjes, me vetëm 24 sekonda që nga nisja e saj.

Më pas lojtarët italianë kanë barazuar dhe dyfishuar rezultatin. Ndërkohë që në pjesën e dytë nuk pati asnjë gol nga skuadrat, por rastet nuk munguan për kombëtaren shqiptare.