SPORT

Mbyllet me barazim miqësorja e Shqipërisë me Uellsin

Mbyllet me barazim miqësorja e Shqipërisë me Uellsin

Kombëtarja shqiptare ka barazuar në Cardiff ndaj Uellsit në ndeshjen e parë miqësore sot. Ndeshja përfundoi 0-0.

Rast i artë për kuqezinjtë ishte në minutën e 16-të. Rei Manaj provoi një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, por sulmuesi ishte i pafat, pasi topi shkoi ngjitur me traun e portës.

Kombëtarja shqiptare qarkulloi më shumë topin, pavarësisht se pati edhe nervozizëm mes lojtarëve, ku u ndëshkuan Ismajli dhe Manaj me karton të verdhë.

Loja u mbyll pa gola.