SPORT

Mbyllet me tensione sfida Shqipëri-Bjellorusi. Momenti kur u përplasën lojtarët

Mbyllet me tensione sfida Shqipëri-Bjellorusi. Momenti kur u

Një incident u shënua në fund të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë në 'Air Albania'. Pas fitores së Kombëtares shqiptare, 3-2 përballë kundërshtarëve, raportohet se pati një konflikt mes futbollistëve.

Në një video të publikuar nga mediat, shihet se mes futbollistëve ka nisur një përplasje fizike ende pa dalë nga fusha lojtarët e të dyja ekipeve.

Lojtarët e kombëtares: Manaj, Selahi, Gjimshiti, Doka dhe të tjerë u përfshinë në përplasje fizike me futbollistët e kombëtares bjelloruse. U desh ndërhyrja e arbitrave dhe stafeve të dyja ekipeve që kjo mini-përplasje të përfundonte.