Mbyllet pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Anglisë! Kane ndëshkon kuq e zinjtë, por Uzuni “fal” një rast të çmuar

E Diel 28 Mars 2021, 18:50
TiranaPost
Ka përfunduar në stadiumin “Air Albania” pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Anglisë me rezultatin 0-1 në favor të miqve. Ka qenë sulmuesi i Tottenham, Harry Kane ai që ka ndëshkuar kombëtaren me kokë pas një krose shumë të saktë nga anësori i Manchester United, Luke Shaw.
Kombëtarja jonë diti të pozicionohej mirë për të mos i lënë hapësira Anglisë, ndërkohë që Uzuni ka shpërdoruar një shans të artë përpara portierit Nick Pope në minutën e 13.
Tiranapost.al