SPORT

Mbyllja e Ligue 1, PSG kampion, ja skuadrat që bien e ngjiten dhe ato që luajnë në Europë

Mbyllja e Ligue 1, PSG kampion, ja skuadrat që bien e ngjiten dhe ato
Këshilli i Administrimit i Ligës së Futbollit Profesionist në Francë ka vendosur të sanskionojë fundit e sezonit të Ligue 1 dhe Ligue 2. Klasifikimi përfundimtar do të jetë në bazë të kriterit të raportit të numrit të pikëve të fituara me numrin e ndeshjeve të zhvilluara.

Është vendosur (pritet vetëm zyrtarizimi) që të ngrihet klasifikimi aktual dhe në bazë të llogarive do të binin nga Ligue 1 Amiens dhe Toulouse, ndërsa në elitë do të ngiteshin Lorient dhe Lens. Sigurisht që PSG do të shpallet kampion i Ligue 1.

Nëse nuk do të zhvillohen finalet e Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës, Reims dhe Nice do të shoqëronin Lille në Europa League, Marseja dhe Rennes, bashkë me PSG, në Champions League. Do të mbetej jashtë garave europiane Lyoni (presidenti Jean-Michel Aulas ka bërë fushatë që të luhej një fazë play off për të përcaktuar skuadrat që do të kualifikoheshin në kompeticionet europiane).