SPORT

Me to theu rekordin historik për gola! Ja shuma për të cilën u shitën këpucët e Lionel Messit

Me to theu rekordin historik për gola! Ja shuma për të cilën

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thyer shumë rekorde përgjatë karrierës së tij, por padyshim rekordi i arritur në 22 dhjetor 2020 do të jetë një nga më të vështirët për t’u thyer. Në këtë datë ai shënoi golin e tij të 644-të, më shumë se kushdo tjetër futbollist në histori me një klub të vetëm, duke ja kaluar dhe legjendës Pele.

Argjentinasi ka vendosur që këto këpucë t’i nxjerrë në ankand dhe për të dhuruar shumë e përfituar për bamirësi. Ankandin e ka marrë përsipër shtëpia e mirënjohur e ankandeve “Christie’s”, ku këpucët arritën të shiteshin për 125 mijë paund.

Kjo shumë do i dhurohet spitalit universitar “Vall d’Hebron” në Barcelonë.

Tiranapost.al