Një politikane meksikane, Maria Clemente Garcia Moreno, i ka bërë kërkesë parlamentit të vendit të shpallë Lionel Messin ‘person non-grata’, pas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale ku argjentinasi prek me këmbë fanellën me ngjyrat e flamurit meksikan.
"Dhoma e Deputetëve të Kongresit të Nderuar të Unionit kërkon me respekt Ministrinë e Punëve të Jashtme të lëshojë deklaratën përkatëse për të shpallur persona non grata brenda territorit të Shteteve të Bashkuara Meksikane shtetasit me kombësi argjentinase dhe spanjolle, Lionel Andres Messi Cuçitini, për shkak të përbuzjes së tij të dukshme dhe mungesës së respektit ndaj Meksikës gjatë Kupës së Botës të shtunën, 26 nëntor 2022”, thuhet në dokument.