SPORT

Memushaj gjen rrugën e rrjetës, Pescara merr vetëm një pikë ndaj Frosinones

Memushaj gjen rrugën e rrjetës, Pescara merr vetëm një
Pescara regjistroi barazimin e tretë radhazi në Serinë B italiane, ndërsa protagonist ishte mesfushori vlonjat i Kombëtares Shqiptare Ledian Memushaj, i cili shënoi golin që u dha një pikë të tijve.

Në sfidën e parë të javës së 35-të përballë Frosinones, fantazisti vlonjat shënoi golin e avantazhit për Pescarën, pak para fundit të pjesës së parë, ndërsa miqtë barazuan me Novakovich në minutën e 54-t.

Ky ishte goli i katërt sezonal për Memushajn, që gjithashtu ka dhënë edhe 9 asiste, ndërsa Pescara vijon të jetë e rrezikuar nga zona Play Out e mbijetesës, pasi renditet në vendin e 13 me 42 pikë.