SPORT

Merret vendimi, rinis stërvitja individuale për futbollistët në Itali

Merret vendimi, rinis stërvitja individuale për futbollistët
Numri i të prekurve por edhe i personave që po humbin jetën nga koronavirusi në Itali ka ardhur në rënie gjatë ditëve të fundit, me situatën që pak nga pak po shkon drejt normalizimit. Për këtë arsye të gjithë futbollistët që luajnë në Apenine kanë marrë një lajm të madh nga qeveria.

Është marrë vendimi që të gjithë sportistët mund të rinisin stërvitjet e tyre, në ambiente publike ose private. Gjithashtu një rregull i vendosur është që të respektohet distanca 2 metër nga njëri-tjetri.Kjo mënyrë stërvitje do të fillojë nga dita e nesërme deri në 17 maj ku do të jepet një vendim tjetër dhe mund të lejohet stërvitja në grup të plotë për të gjithë.

Tashmë pritet të përcaktohet edhe data se kur do të rinisë Serie A, duke parë që edhe situata po shkon drejt normalizimit.