SPORT

Messi dhe Ronaldo mbeten "thatë", ja formacioni me i mirë në Champions

Messi dhe Ronaldo mbeten "thatë", ja formacioni me i mirë
Kjo mesjavë rezervoi ndeshje emocionale në kompeticionin prestigjioz Uefa Champions League. 

Të martën, Napoli dhe Barcelona u ndalën në barazim 1-1, ndërsa Chelsea është mposhtur 0-3 në shtëpi nga Bayern Munich. Ndërkohë, ditën e djeshme  Lyon mundi Juventusin 1-0, ndërsa Manchester City triumfoi 1-2 në "Santiago Bernabeu", kundër Real Madrid. 
Messi dhe Ronaldo mbeten "thatë", ja formacioni me i mirë

Për këto supersfida UEFA ka publikuar formacionin e javës në Ligën e Kampionëve i cili dominohet nga nga Bayern Munchen të cilët përfaqësohen me 5 lojtarë. Bie në sy që mungojnë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të cilët nuk arritën të lejnë gjurmë.