Messi fiton Topin e Artë dhe uron ditëlindjen e Diego Maradonës në Parajsë

E Martë 31 Tetor 2023, 09:22
TiranaPost
Për herë të tetë, Lionel Messi ka marrë mbrëmë në një ceremoni speciale Topin e Artë.
Prezantimi i fituesit u bë nga David Beckham dhe pasi mori fjalën Messi falënderoi familjen, tifozët, shokët e grupit, trajnerin dhe bëri një urim special.
“Në fund fare dua të bëj një urim. Ku më mirë se nga këtu do të ishte t`i thosha Diegos Gëzuar ‘Ditëlindjen’. Ai e donte shumë të gjithë këtë. Diego, kudo që të jesh, Gëzuar”, tha Messi.
Messi la pas Erling Haaland (vendi i dytë) dhe Kylian Mbappe (vendi i tretë).
Ceremonia u mbajt në Paris.