SPORT

Messi pezullohet dy ndeshje, Barcelona apelon vendimin

Messi pezullohet dy ndeshje, Barcelona apelon vendimin

Lionel Messi pezullohet dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për gjestin e të pahijshëm ndaj futbollistit të Athletic Bilbaos, Asier Villalibre (e goditi me shuplakë pa koke), në minutat e fundit të shtesës në finalen e Superkupës së Spanjës, që u fitua me përmbysje nga ekipi bask.

Argjentinasi, në këtë mënyrë, do të humbasë ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Cornellá dhe atë të La Ligas ndaj Elches, dy takime që Barcelona do t’i zhvillojë jashtë fushës së saj.

Klubi “blaugrana”, gjithsesi, nuk është dakord me këtë vendim të Komisionit të Disiplinës, ndaj ka vendosur ta apelojë.

Në përshkrimin e tij, gjyqtari Gil Manzano shkruante për agresion, kështu që është zbatuar artikulli mbi “dhunën në lojë” (123.2):

“Në minuta 120 lojtari (10) Messi u përjashtua nga loja pasi goditi kundërshtarin me krahun e tij, duke përdorur forcë të tepërt …”

Ky ishte përjashtimi i parë nga loja i Messit te Barcelona në 754 ndeshje.