SPORT

Miami Heat pranë finales së madhe, Tyle Herro rekord karriere

Miami Heat pranë finales së madhe, Tyle Herro rekord karriere
Miami Heat shumë pranë finales së madhe të NBA. Skuadra nga Florida fitoi përballjen e katërt të serisë (3-1) ndaj Boston Celtics me rezultatin 112-109, e udhëhequr nga Tyle Herro, që u shfaq në formën e tij më të mirë.

“Rookie” i Heat, i hedhur në lojë nga stoli, shënoi rekordin e karrierës së tij, duke realizuar plot 37 pikë. Tashmë ai është vetëm pas Magic Johnson në histori për numrin e pikëve të shënuara në moshën 20-vjeçare.

Kontribut të vyer në këtë sukses të Heat dha edhe Jimmie Butler me 24 pikë e 9 “rebound”, ndërsa për Celtics nuk mjaftoi Jayson Tatum me 28 pikë e 9 rikuperime.