SPORT

Milani kërkon një shqiptar për mbrojtjen, synon Berat Gjimshitin

Milani kërkon një shqiptar për mbrojtjen, synon Berat Gjimshitin

Milani vazhdon të jetë në kërkim të një qëndërmbrojtësi për të përforcuar repartin e prapavijës, në mënyrë që trajneri Stefano Pioli të ketë një skuadër të denjë për të rivalizuar për 4 vendet e para të Serie A. Pas emrave si Milenkovic apo edhe Nastasic sëfundmi në skenë për kuqezinjtë ka dalë një tjetër futbollist ballkanas dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti. Sipas gazetës torineze Tuttosport, drejtuesit e Milanit e pëlqejnë shumë shtatartin kuqezi dhe po përgatitin një ofertë për Atalantën. Gjimshiti është një titullar i padiskutueshëm te Atalanta dhe është në planet e trajnerit Gasperini, gjithsesi fjalën e fundit do ta thotë vetë lojtari si dhe presidenti i bergamaskëve Antonio Percassi. Faqja e specializuar transfermarkt e vlerëson kartonin e futbollistit 15 milionë euro, një shifër kjo e konsiderueshme por në të njëjtën kohë e përballueshme për arkat e Milanit.