SPORT

Milani në "kërkim" të zonës europiane, fiton ndaj Romës

Milani në "kërkim" të zonës europiane, fiton ndaj
Rikthimi nga pandemia duket sikur ka ndikuar pozitivisht tek skuadra e Milanit. Pas fitores së thellë kundër Lecces me rezultatin 1-4 javën e kaluar, kuqezinjtë shënuan një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Romës.

Takimi u nda me rezultatin 2-0 për Milanin duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme në garën për një vend në kompeticionet europiane. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0 ku prodhoi shumë raste për kuqezinjtë por nuk pati asnjë konkretizim. Ndërkohë Roma dukej më pasive dhe nuk rrezikoi shumë në portën kundërshtare.

Goli erdhi vetëm në minutën e 76' nga Ante Rebic. Pas 2 goditjeve të para të cilat u pritën nga portieri i Romës, Rebic e dërgoi topin në rrjetë. Një minutë nga koha e rregullt, gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti për Milanin pas një ndërhyrje në zonë.

Ajo u shndërrua në gol nga Çalhanoglu i cili i dhuroi 3 pikë të rëndësishme. Aktualisht kuqezinjtë renditen në vendin e 7 në kuotën e 46 pikëve, barazim me Napolin një vend më sipër, me këta të fundit të cilët nuk kanë zhvilluar ende ndeshjen. Ndërsa Roma renditet në vendin e 6 me 48 pikë.