SPORT

Milani piketon për sulmin talentin norvegjez

Milani piketon për sulmin talentin norvegjez

Milani ka probleme në repartin e avancuar dhe për drejtuesit është domosdoshmëri blerja e një sulmuesi. Drejtuesit kanë mbetur të magjepsur nga talenti norvegjez, Jens Petter Hauge, në përballjen ndaj Bodo, dhe duket se kanë nisur një operacion serioz për afrimin e tij.

20-vjeçari së fundmi e ka pranuar vetë që ka kontakte mes palëve dhe se për të do të ishte një mundësi shumë e mirë për të luajtur me kuqezinjtë. Hauge ka vetëm një vit kontratë të mbetur dhe pranoi se oferta e Milanit duhet të kënaqë edhe drejtuesit e klubit norvegjez në mënyrë që ta lënë të lirë për të realizuar ëndrrën e tij.