SPORT

Miqësorja në Pragë/ Çekia mposht Shqipërinë me rezultatin 3-1

Miqësorja në Pragë/ Çekia mposht Shqipërinë me

Kombëtarja Çeke e futbollit ka superuar kuq e zinjtë në përballjen e sotme miqësore mes dy ekipeve që u zhvillua në Pragë. Ndonëse kuq e zinjtë e filluan ndeshjen me ritëm, kualiteti individual i lojtarëve të ekipit çek ka qenë evident. Në minutë e ’18 ka qenë lojtari i Bayern Leverkusen, Schick ai që ka mposhtur mbrojtjen shqiptare për t’i dhënë avantazhin vendasve.

Pak minuta para mbylljes së pjesës së parë Çikalleshi me një gjuajtë të fortë nga jashtë zonës ka barazuar shifrat në 1-1. Barazimi ka zgjatur deri në minutën ’68 kur Masopust pas një aksioni model të Çekisë kaloi vendasit në avantazh.

Rezultati final është caktuar nga Celustka që me një goditje të saktë me kokë ka ndëshkuar Shqipërinë në një tjetër moment dobësie në mbrojtje. Në frymëmarrjen e fundit të ndeshjes Keidi Bare ka goditur shtyllën duke tronditur mbrojtjen çeke, por pa mundur të bëjë më shumë.

Në përgjithësi kombëtarja pati momente të mira loje, por sërish u evidentua se mbrojta le shumë për të dëshiruar dhe kërkon më tepër organizim nëse kuq e zinjtë duan të shpresojnë për kualifikim në botëror.

Tiranapost.al