SPORT

Modric mendon vetëm për Realin, synon rinovimin

Modric mendon vetëm për Realin, synon rinovimin

Fokusi i Luka Modric është vetëm te Reali i Madridit dhe këtë mesfushori kroat e la të kuptohej në një intervistë të dhënë sëfundmi. Por Los Blancos nuk janë vetëm e tashmja e ish-Topit të Artë por edhe e ardhmja sepse pavarsisht kontratës në skadencë në verën e vitit 2021, periudhë në të cilën do të mbushë 36-vjeç, Luka Modric kërkon të vazhdojë aventurën me Los Blancos pasi dëshira e tij është një dhe e vetme të zgjasë kontratën me klubin merengues. Mbetet për t’u parë nëse kampionët e Spanjës do t’ia plotësojnë dëshirën mesfushorit ballkanas por duke patur parasysh që Modric konsiderohet si një ikonë e klubit dhe është ende shumë i rëndësishëm në fushë për skemat e Zinedine Zidane, gjasat janë që klubi ta lejojë futbollistin ta mbyllë karrierën në Santiago Bernabeu duke i ofruar edhe 1 apo 2 vite të tjera kontratë.