SPORT

Momenti emocionues kur Luiza Gega merr medaljen e artë dhe këndon himnin kombëtar

Momenti emocionues kur Luiza Gega merr medaljen e artë dhe këndon

Luiza Gega, kampionia jonë e atletikës ka emocionuar sërish në ceremoninë e dhënies së medaljes, ku ka bërë të gjithë të ngrihen në këmbë gjatë himnit kombëtar.

Momenti emocionues kur Luiza Gega merr medaljen e artë dhe këndon

Gega e cila një ditë më parë u shpall kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton një medalje të artë europiane në atletikë dukej po kaq e emocionuar teksa në fund këndon dhe ajo himnin shqiptar.


Gjatë një interviste të dhënë ditën e sotme kampionia më e re e atletikës europiane u shpreh se për të ishte një emocion vërtet i madh të arrinte në finish e para.

Momenti emocionues kur Luiza Gega merr medaljen e artë dhe këndon

Ishte një emocion shumë i madh! Ndihem shumë e lumtur dhe shumë e vlerësuar dhe jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që përfaqësoj këtë komb! Mund t’i kemi gjërat më të vështira sesa shtetet e zhvilluara, por gjithsesi edhe pse në vështirësi nëse e do vërtet atë që bën dhe je i durueshëm mund t’ja dalësh! Jam shumë krenare. Ka shtete që vijnë me 30 sportistë dhe nuk marrin medalje ari. Jam ndjerë shumë e vlerësuar dhe nga komentet e shteteve të huaja. Akoma i kam emocionet,” u shpreh Luiza Gega mes të tjerash.

Momenti emocionues kur Luiza Gega merr medaljen e artë dhe këndon