SPORT

Morata: Te Juventusi ndihem i rëndësishëm, CR7 shok fantastik

Morata: Te Juventusi ndihem i rëndësishëm, CR7 shok fantastik

Aventura e dytë e Alvaro Moratës te Juventusi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Me 6 gola të realizuar në total mes kampionatit dhe Champions League, spanjolli ka marrë për dore repartin e avancuar të bardhezinjëve në këtë fillim sezoni, duke kompensuar në një farë mënyre edhe mungesën e Cristiano Ronaldos në disa takime. Në një intervistë pas dygolëshit që realizoi në Champions League në sfidën ndaj Ferencvaros, Morata foli për fillimin e sezonit me Juven ndërsa dha një mendim edhe për Cristiano Ronaldon.

“E thashë kur u ktheva këtu se ndihesha si një lojtar më i plotë dhe u poqa si person duke kaluar të mirat dhe të këqijat në karrierën time. E gjitha ishte një përvojë të mësuari. Motivimi që unë dua në të luaj futboll, është e njëjtë me atë që çdo person ka nevojë në jetë, të ndihem i dëshiruar dhe i dashur. Mendoj se te Juventus kam të gjitha ato që më duhen. Mund të përmirësohem ende dhe besoj se do të vazhdojmë të rritemi së bashku dhe të shkojmë larg. Nuk kam nevojë t’ju them se çfarë përfaqëson Ronaldo dhe çfarë sjell në ekip. Ai është shok skuadre fantastik, flet me të gjithë, i ndihmon të gjithë dhe është lojtari ynë më i rëndësishëm. Të gjithë shpresojmë se ai mund të vazhdojë të shënojë dhe të na çojë në nivelin që ka parashikuar në mendjen e tij”, u shpreh spanjolli.