SPORT

Mourinho: Nuk di asgjë për Shkëndijën, do jetë e vështirë

Mourinho: Nuk di asgjë për Shkëndijën, do jetë e

Tottenham arriti të eliminonte me shumë vështirësi Lokomotivën e Plovdivit në turin e dytë kualifikues të Europa League pas fitores në transfertë 1-2 me përmbysje, duke vazhduar aventurën në raundin e tretë aty ku do të ketë përballë Shkëndijën e Tetovës me sfidën që do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut. Pas Milanit, Shkëndija e Tetovës do të përballet me një tjetër skuadër të madhe në këtë kompeticion pikërisht Spurs-at. Jose Mourinho pas suksesit ndaj Lokomotiv Plovdiv dha një mendim edhe për skuadrën shqiptare që luan në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Lokomotiv Plovdivin. Tani kemi përpara ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoninë e Veriut. Ajo që di me siguri është që do të jetë shumë e vështirë. Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta”, deklaroi Mourinho për mediat angleze pasi ndeshjes me Lokomotiv Plovdivin.