SPORT

Mrekullitë ndodhin, talenti i Ajax del nga koma pas 2 vitesh

Mrekullitë ndodhin, talenti i Ajax del nga koma pas 2 vitesh
Mrekullitë ndodhin dhe më mirë se askush këtë e vërteton Abdelhak Nouri. Futbollisti i Ajaxit ra në koma pas një ataku kardiak në fushën e lojës Askush nuk e besonte se do t'ia dilte, por familja ishte e vetmja që mbajti shpresat gjallë.

Më në fund dëshira e tyre u shpërblye, pasi Nouri ëshë rikthyer në jetë pas 2 vitesh e gjysmë. Ai është zgjuar dhe diçka e tillë është konfirmuar nga familja e tij. Talenti i Ajaxit mund të marrë frymë vetë dhe të hajë.

Nouri nuk mund të ngrihet në këmbë, por përdor karrige me rrota. Familja e tij po i qëndron pranë dhe shëndeti i tij varet shumë prej tyre. Nouri mbahej si një prej talenteve më të mëdhenj të Europës dhe klubit të Ajax-it.