SPORT

Munguan ofertat serioze, lojtari i Realit drejt Katarit

Munguan ofertat serioze, lojtari i Realit drejt Katarit

Pas 12 vjetësh te Real Madrid duke përfshirë edhe sezonet me të rinjtë, Lucas Vazquez pritet të largohet nga “los blancos”. Mësohet se 29-vjeçari ka marrë një ofertë tunduese nga Katari dhe me shumë mundësi është ekipi Al Sadd i drejtuar nga Xavi që synon të firmosë në ditët e ardhshme.

Sulmuesi spanjoll nuk ka vend te Real Madridi dhe në mungesë të ofertave të tjera serioze është i orientuar të pranojë këtë transferim me tepër përfitim. Ndërkohë që Real Madridi mund të kënaqet me një ofertë 9-10 milionë euro, pasi lojtari ka vetëm një vit kontratë të mbetur.