SPORT

Myrto Uzuni mposht Koronavirusin, gati të sfidojë Ronaldon

Myrto Uzuni mposht Koronavirusin, gati të sfidojë Ronaldon

Myrto Uzuni më në fund e mposht Koronavirusin. Sulmuesi shqiptar, pjesë e Ferencvaroshit në Hungari, ka dalë në stërvitjen me ekipin e tij në prag të sfidës me Juventusin, në raundin e tretë të ndeshjeve në grupet e Championsit. Fotot e shpërndara nga vetë 25-vjeçari, që e tregojnë në tapetin e gjelbër të “Puskas Arena”, flasin vetë.

Uzuni, i cili humbi përballjen me Lionel Messin, tashmë do të jetë përballë Cristiano Ronaldos, që gjithashtu e mposhti virusin famëkeq vetëm pak ditë më parë, teksa u kthye me dygolësh në fitoren e thellë 1-4 ndaj Spezias, në Serinë A.

Një lajm i mirë edhe për Kombëtaren Shqiptare, para nisjes së grumbullimit për ndeshjet e nëntorit. Tashmë Edy Reja mund të ketë një alternativë më shumë në fazën sulmuese.