SPORT

Napoli fiton garën për sulmuesin e Veronës, transferimi mbyllet në verë

Napoli fiton garën për sulmuesin e Veronës, transferimi mbyllet

Një gol dhe një asist në fitoren 3-1 të Veronës ndaj Napolit, duket se ishin të mjaftueshme që Aurelio De Laurentiis të bindej për të investuar në blerjen e kartonit të sulmuesit anësor Mattia Zaccagni.

Ky i fundit po bën paraqitje mjaft të mira këtë sezon dhe ka tërhequr edhe vëmendjen e trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Mancini, ndërsa disa klube të Serisë A ka në shfaqur interes për të blerë kartonin e 25-vjeçarit.

Megjithatë Napoli ka bërë hapa më konkretë në këtë drejtim dhe gjatë fundjavës kanë diskutuar edhe nga afër me drejtuesit e Veronës, ndërsa në Itali këmbëngulin se ka pasur edhe një marrëveshje paraprake.

Bëhet fjalë për një transferim mbi bazën e 10 milionë eurove, me sulmuesin italian që do të vijojë të qëndrojë në “Bentegodi” deri në fund të sezonit dhe vetëm më pas do të transferohet te Napoli, pak a shumë njësoj siç u veprua me Rrahmanin sezonin e kaluar.